Tanimë nuk është sekret që ylli i Romës, Nicolo Zaniolo e dëshiron largimin në këtë janar, dhe me këtë gjë janë pajtuar edhe krerët e “Giallorossëve”.

Zaniolo ka oferta nga klubet e Premier Ligës, por si duket prioriteti i tij është të qëndrojë në kampionatin Italian.

Në fakt, Zaniolo thuhet se e ka bërë prioritet kalimin te rivali i Romës, AC Milani, ku dëshiron me çdo kusht kalimin te kampioni italian, pasi që kushtet personale mes dy palëve veçse janë arritur.

Në anën tjetër, skuadra angleze Bournemouth i ka ofruar Romës 30 milionë euro plus bonuse, si dhe një klauzolë prej 10% nëse e shesin Zaniolon në të ardhmen.

Ndërkaq, Milani po ofron marrëveshje huazimi me të drejtë blerje.

Ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje, bënë të ditur eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https://www.facebook.com/fabrizioromanoherewego/posts/pfbid025uN2tu25RzMJ9pGqMwocHEv3sc5SuUqBCPevV5fx9FbByUnHA1a1QcWqePsfj6Jyl&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”488″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>

/TV Malisheva

Share.