Mbrojtësi Davide Zappacosta ka thënë se do të dëshironte të qëndronte me klubin Roma.

Futbollisti italian iu bashkua skuadrës së Serisë A si huazim nga Chelsea në gusht të vitit të kaluar, shkruan Goal.

Megjithatë, ai ka pasur shumë pak paraqitje tek Roma për shkak të dëmtimit të ligamentit në gjurin e tij të djathtë gjatë një seance stërvitore.Pas periudhës së rikuperimit, Zappacosta shpreson të përfshihet në lojë kur të ketë filluar përfundimisht sezoni 2019-20 në Itali./Tv Malisheva

Share.