Kampionati elitar në futbollin kosovar ka lëshuar perden për edicionin 2019/20. Drita e ka ngritur edhe zyrtarisht trofeun e kampionit për këtë sezonë.

Kurse futbollistët e Dritës më këtë sukses historik të arritur do të shpërblehen me nga 10 mijë euro.

Drejtori i përgjithshëm i klubit, Feti Murseli në emisionin Sporti Total në KTV ka thënë se do të ketë shpërblime për lojtarët ku shifra do të sillet rreth 10 mijë euro.

“Do të ketë shpërblime për futbollistët. Varësisht nga lojtari, por shpërblimet për lojtar sillen te afro 10 mijë euro”, ka zbuluar Feti Murseli.

“Intelektualët” arritën të fitonin një garë të ashpër me Gjilanin dhe Ballkanin, derisa larg nuk ishte as Prishtina.

Drita e mbylli këtë edicion në vendin e parë me 68 pikë, aq sa kishte edhe Gjilani në të dytin, por që përballljet direkte përcaktuan triumfuesin.

Share.