Gurmanët e futbollit kanë mbetur të befasuar para pak çastesh kur kanë kuptuar faktin se Zekirija Ramadani nuk do të jetë më trajner i Feronikelit.

Lajmin e konfirmoi klubi nga “Rexhep Rexhepi” përmes faqes zyrtare të rrjetit social “Facebook”, duke treguar se kryesia në bashkëpunim me kryetarin Ramaj, kanë marrë vendim për shkarkimin e trajnerit, me të cilin drenicakët fituan “tripletën” dhe shkruajtën histori në arenën ndërkombëtare.

Mirëpo në një prononcim të shkurtës për redaksinë tonë, pak momente pasi u shkarkua, ish-trajneri i Trepçës’89 pohoi faktin se arsyeja e vërtetë e largimit është kontrata.

“Kam pasur kontratë deri në muajin Qershor, por që më është besuar edhe paraqitja në Evropë. Unë, si profesionist, e kam respektuar vendimin e tyre dhe tani do të vazhdoj diku tjetër”, shtoi.

Ndërkaq në pyetjen se mos eliminimi në Europa Ligë i ka detyruar drejtuesit ta shkarkojnë, ai u përgjigj: “Jo. Arsyeja e vetme është skadimi i kontratës”, përfundoi Ramadani.

 

Share.