Lille ka fituar 2:1 ndaj Montpellierit, të dielën në kuadër të xhiros së 31-të të Ligue 1 të Francës. Pas pjesës së parë Lille ishte duke pësuar 1:0, ndërsa kthimin e madh e bëri në pjesën e dytë. Kontribut në rikthim të rezultatit dha edhe Edon Zhegrova.

Ai u aktivizua në fillim të pjesës së dytë. Zhegrova nisi aksionin për golin e dytë, ndërsa është shquar edhe me veprime individuale. Issiaga Sylla kaloi në epërsi Montpellierin në minutën e 24-t. Për 1:1 shënoi Jonathan David në minutën e 70-të.

Vetëm dy minuta më vonë Remy Cabella shënoi golin e fitores. Lille është ngritur në pozitën e pestë me 55 pikë. Është në zonën që dërgon në gara evropiane.

/TV Malisheva

Share.