Zinedin Zidane, në sfidën ndaj Eibarit, drejtoi Realin për herë të 200-të, si shef i stafit teknik. “Mbretërit” shënuan fitore me 3-1, ndërsa trajneri francez regjistroi fitoren e 132 në 200 përballje, ku ka edhe 42 barazime dhe vetëm 26 disfata.

Zidan arkëtoi tre tituj në LIgën e Kampionëve dhe një në La Liga, ndërsa dy herë ishte kamion bote në nivelin e klubeve, përfhsi këtu edhe dy trofe të Super Kupës së Evropës dhe Spanjës. Tani janë vetëm 2 trajner më të mirë se Zizu te skuadra e Realit. Visente Del Boske ka shënuar 246 paraqitje, ndërsa Migel Munjoz numëron 605 paraqitje si trajner I Realit në 15 vitet e qëndrimit të tij në stolin e “mbretërve”.

Share.