Kandidati për Kuvendin Komunal të Malishevës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Jon Zogaj, ka përmendur disa nga pikat e programit të kësaj partie që do t’I shërbejnë rinisë së kësaj komune, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se në planprogramin e kësaj parte përfshihet një festival që do sjellë turizëm dhe përfitime për komunën, dhe se do të punohet edhe në aspektin kulturor, ku do të ketë investimë në stadiumin “Liman Gegaj”.

“Ne kemi një planprogram të gjerë, por I kam marr disa pika t’I sqaroj, është festivali që do sjellë turizëm dhe investime të mëdha në Malishevë, do të ketë ftuar këngëtarë të ndryshëm më ushqime tradicionale që Malishevës mund t’i sjellë fitime të mëdha, kemi sportin, ku do të investojmë në stadiumin “Liman Gegaj”, kryetari Berisha ka biseduar me investitorë të ndryshëm që do t’I sjellë përfitime Malishevës”, ka thënë Zogaj.

Ai ka thënë se kjo parti, me ardhjen e saj në qeverisje do të bejë edhe trafikun urban që do t’u shërbejë nxënësve pa pagesë.

“Do të bëjmë edhe trafikun urban, parashihet në program se kjo do t’u shërbejë nxënësve pa pagesë”, ka thënë ai. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.