Paderborni nuk mund të llogarisë më në shërbimet e Klaus Gjasulas.
Klubi gjerman njoftoi zyrtarisht se mesfushori 30-vjeçar është larguar nga klubi.
Sipas mediave në Gjermani, Paderborn ka tentuar të bind Gjasulan që të vazhdojë kontratën, mirëpo një gjë e tillë ishte e pamundur.
“Ne e falënderojmë Klaus Gjasulan për përkushtimin dhe i dëshirojmë shumë fat në të ardhmen”, ka thënë drejtori sportiv i klubit gjerman Fabian Wohlgemuth.
Në lajmet e fundit, ai thuhet se është afër kalimit te Fortuna Dusseldorfi, mirëpo ende nuk ka ndonjë ofertë zyrtare. /Tv Malisheva