Golashenuesi më i mirë i Vushtrrisë bëhet pjesë e familjes bardhekaltër, KF Llapi, raporton Malisheva TV.
Sulmuesi vushtrrias, Labinot Osmani, i mirënjohur për publikun llapjan edhe zyrtarisht është pjesë e Llapit, pasi gjatë ditës së sotme ka nënshkruar kontratë një vjeçare me klubin.
Labinot Osmani, qendërsulmues, ka luajtur për skuadrat e Hysit, Prishtinës, Feronikelit dhe së fundmi Vushtrrisë, me të cilën u inkuadrua në Superligë dhe arriti shifrën e 20 golave dhe 10 asistimeve