Jan Vertonghen i ka dhënë fund aventurës së tij me Tottenham.

Mbrojtësi belg, Vertonghen, ka njoftuar për fundin e aventurës së tij në Londrën veriore.

Where does Jan Vertonghen rank in football’s great out-of-position …

Vertonghen është pa kontratë te skuadra e Spurs, dhe pas ndeshjes së fundit dje, lojtari ka njoftuar për fundin e rrugëtimit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Twitter’, belgu ka falënderuar klubin dhe tifozët e Tottenham.

“Pra, koha ime me klubin erdhi te fundi. Ditë e dhimbshme për shumë arsye. Do të më mungojnë shokët që kam bërë këtu, stafi që bëri klubin, të luaj në stadium të mrekullueshëm dhe sigurisht tifozët”, ka shkruar Vertonghen, transmeton lajmi.net.

“Faleminderit për mbështetjen gjatë këtyre viteve. Keni qenë të mrekullueshëm. Ne kemi pasur shumë kujtime të pabesueshme por për tani, është lamtumirë”, ka shkruar mes tjerash belgu.

Vertonghen ka kaluar plot tetë vite me skuadrën nga Londra veriore.

Share.