Real Madridi ka zyrtarizuar transferimin e Antonio Rudiger nga Chelsea.

Mbrojtësi gjerman erdhi nga Chelsea, ku luajti një rol kyç në triumfin e klubit londinez në Ligën e Kampionëve 2020/21.

Kampioni i La Ligas e ka dhënë lajmin në faqen zyrtare të klubit gjate ditës së enjte, përcjellë TV Malisheva.

“Antonio Rüdiger tani është një lojtar i Real Madridit. Ne kemi forcuar skuadrën tonë duke nënshkruar me një nga mbrojtësit më të mirë në futbollin botëror pasi gjermani i është bashkuar klubit nga Chelsea. Ai ishte një anëtar kryesor i skuadrës së skuadrës londineze që fitoi Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës, Kupën e Botës për klube, Superkupën e UEFA-s dhe FA Cup. Ai gjithashtu është paraqitur në ekipin e sezonit të Champions League në të dy sezonet e fundit”, thuhet një njoftimin e Real Madridit.

Share.