SC Gjilani kanë reaguar shpejt në tregun e transferimeve, duke gjetur zëvendësuesin e Kenan Haxhihamzës.

Nënkampionët e Kosovës kanë nënshkruar me portierin nga Shqipëria, Enea Koliçi.

Koliçi 34 vjeçar, së fundi ka qenë pjesë e Skënderbeut të Korçës.

Njoftimi i KF Gjilanit:

Tiranë, 29 Korrik 2020-Gjilani ka arritur ti sigurojë shërbimet e portierit me përvojë të madhe, Enea Koliçi.

Ditën e sotme, portieri nga Pogradrci, Enea Koliçi ka nënshkruar kontratë që do ta mbajë atë për dy vitet e ardhëshme si futbollist të Gjilanit.

Koliçi, prapa vetes ka mjaftë përvojë të madhe ku si futbollist kishte “sigurar” portat e shumë skuadrave nga Greqia dhe Shqipëria.

Karrierën e tijë si futbollist, Koliçi, e nisi në Iraklis në Greqi, ku përpos skuadrës së lartëcekur ai kishte bërë paraqitje edhe me disa ekipe tjera greke si ajo e Olympiacos Volos, kurse në Shqipëri, Koliçi, kishte luajtur për ekipet e Flamurtarit, Kukësit e Skëndërbeut të Korçës.

Prezentimi i futbollistit të ri të skuadrës kuq e bardh në fanelen e Gjilanit, do të bëhet gjatë ditëve në vijim.

Share.