Shqipëria do të luajë një miqësore ndaj Italisë në stadiumin “Air Albania”, më 16 nëntor.

Federata e Futbollit e Shqipërisë ka bërë të ditur se miqësorja ndaj kampionëve të Evropës në fuqi është e para në historinë e futbollit shqiptar që do të luhet në Tiranë dhe e dyta në gjithë bilancin me fqinjët italianë, pas miqësores më 18 nëntor 2014 në Gjenova ku Italia fitoi me rezultat 1:0.

Kuqezinjtë do të zhvillojnë edhe një ndeshje miqësore me Arabinë Saudite më 26 tetor në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ndërkohë Federata Shqiptare e Futbollit është duke punuar për të zyrtarizuar edhe një miqësore tjetër për datën 19 nëntor.

 

Share.