Arsenali ka njoftuar për transferimin e mbrojtësit holandez, Jurrien Timber, pas arritjes së marrëveshjes me Ajaxin.

Timber, i cili ka fituar dy tituj të kampionatit holandez me Ajaxin, ka nënshkruar një kontratë afatgjate me Arsenalin.

Gjithashtu, Timber bëhet transferimi i dytë veror i Arsenalit, pasi që Kai Havertz la Chelsean për “Topçinjtë” në fundin e qershorit.

Arsenali kompletoi transferimin e Jurrien Timber nga Ajaxi për një shumë prej 42 milionë eurove dhe pesë milionë euro të tjera në formë të bonuseve.

/TV Malisheva

Share.