SC Gjilani përmes një komunikate zyrtare ka bërë të ditur se e ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Zekirija Ramadani.

Gjilani e ka pranuar kërkesën e Ramadanit që ky i fundit të largohet nga klubi, dhe dyshja kanë vendosur që ta ndërprejnë kontratën aktuale, e cila u nënshkrua në vitin e kaluar, raporton KosovaPress.

Ramadani drejtoi Gjilanin në 44 ndeshje zyrtare, duke përfshirë edhe garat evropiane në edicionin e kaluar, për të regjistruar 19 fitore, 15 barazime dhe 10 humbje.

Ndërkaq, menjëherë pas largimit nga Gjilani, Ramadani është zyrtarizuar në Arabinë Saudite, si trajner i ri i skuadrës së Ohod Club.

Skuadra e Ohod Club garon në Ligën e Dytë të Arabisë Saudite, dhe e bëri zyrtare emërimin e Ramadanit përmes një postimi në “Twitter”.

/TV Malisheva

Share.