Federata e Futbollit të Kosovës ka caktuar gjyqtarët për xhiron e 32-të të Superligës së Kosovës.

Elita e futbollit kosovar ka hyrë në fazën finale të sezonit, ku kanë mbetur edhe dy xhiro për të zhvilluar.

Ditën e mërkurë, zhvillohen pjesa më e madhe e ndeshjeve, ku kryesorja është ajo mes Gjilanit dhe Ballkanit.

Në stadiumin ‘Agim Ramadani’ në Gjilan, luhet derbi që do t’i hap rrugë të madhe rrjedhës për titull në xhiron e fundit.

Kjo ndeshje do të gjykohet nga Tefik Maloko, ndërsa ndihmësit e tij do të jenë Fatlum Berisha, Besnik Morina dhe Erduan Baliqi.

Listën e plotë të ndeshjeve dhe caktimin e gjyqtarëve i gjeni në pjesën e mëposhtme.

Share.