Gjiganti i basketbollit vendor, KB Prishtina e ka bërë zyrtare emërimin e trajnerit të ri të klubit.

Bëhet fjalë për trajnerin e njohur lituanez, Zydrunas Urbonas, i cili tani është kryetrajner i KB Prishtinës.

“Trajneri i njohur lituanez dhe ish-lojtari i shumë ekipeve të njohura lituaneze, Zydrunas Urbonas i është bashkuar klubit më të madh shqiptar”, shkruante në komunikatën e KB Prishtinës.

Urbonas karrierën e trajnerit e nisi te skuadra e njohur Juventus Utena, me të cilën për pesë vite me radhë ka arritur suksese të shkëlqyeshme.

/TV Malisheva

Share.