Pasi u ndal befasisht me barazim nga Granada në xhiron e pestë të La Ligas, Barcelona do të ketë punë me një tjetër skuadër nga pjesa e poshtme e tabelës, Cadizin.
Trajneri Ronald Koeman është nën presion të jashtëzakonshëm pas rezultateve negative dhe gjendja do të përkeqësohej edhe më shumë nëse sonte nuk merren tri pikë të reja.
Numri i mungesave në radhët e klubit katalanas vazhdon të jetë i madh me Agueron, Alban, Balde, Dembelen e Fatin që vazhdojnë të rikuperohen nga lëndimet.
Këto janë formacionet zyrtare:
Cadiz: (4-5-1): Ledesma; Carcelen, Cala, Haroyan, Espino; Salvi, Fali, Alarcon, Jonsson, Lozano; Negredo
Barcelona: Ter Stegen Dest, Pique, Araujo, Sergio, Depay, Demir, De Jong, F. De Jong, Mingueza, Gavi /TV Malisheva