Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Kushtetueses, e cila i jep të drejtë dekretit të presidentit Hashim Thaçi për emrin e mandatarit.

Ai në një postim në Facebook e ka quajtur të falsifikuar aktgjykimin e plotë që sot ka publikuar Kushtetuesja për dekretin e mandatarit dhe kërkon rigjykim.

“Jeni duke e testuar fundin e durimit dhe tolerancës, njoftimi i gjykatës kushtetuese është skandaloz e antikushtetues ndërsa aktvendimi është i falsifikuar – rigjykimi është më e pakta që duhet të ndodhë”, ka shkruar Abazi./ Tv Malisheva

Share.