Sonte në të gjithë Prishtinën do të dëgjohet muzika e këngëtares tashmë të ndjerë Violeta Rexhepagiqi.
Në shenjë respekti për kontributin e saj për kulturën shqiptare, në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet do të lëshohen këngët e saj.
Kështu ka njoftuar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një njoftimi në Facebook.
Postimi i plotë:
Sot ka ndërruar jetë një ikonë e Prishtinës, Violeta Rexhepagiqi. Si fëmijë e kam njohur e takuar disa herë. Këngët e saj e të Armendit kanë qenë avangarde. Si gjithmonë, duke shkuar vitet e muzika e saj duke u pëlqyer edhe më shumë.
Sot nuk mund të ja themi lamtumirën që e meritonte edhe me mbledhje komemorative edhe me pjesëmarrje në varrim.
Por mund ta kujtojmë i gjithë qyteti, sepse prej orës 20:15 – 20:30, nga stadiumi i qytetit do të lëshojmë këngë të saj në shenjë respekti për kontributin e saj për kulturën tonë.
Ngushëllime familjes e u prehtë në paqe!
Violeta Rexhepagiqi ndërroi sot jetë në moshën 55-vjeçare.
Lajme