Komisioni për hetimin e varreve masive i Qeverisë sllovene ka filluar gërmimet në vendin afër Mostec, jo shumë larg Brezhice, pasi besohet se aty gjenden eshtrat e të paktën 139 viktimave të ekzekutuar në periudhën maj-tetor 1945.
Qeveria ka vendosur të bëjë kërkime në këtë vendndodhje, një nga 600 nga Lufta e Dytë Botërore, aq sa besohet të ekzistojnë në Slloveni, pasi zona do të përmbytet pjesërisht pas komisionimit të ri të hidrocentralit të ri, raporton agjencia e lajmeve sllovene STA.
Kreu i komisionit qeveritar, Uros Kosir, deklaroi sot se eshtrat e të paktën 139 viktimave të vrarë janë zbuluar nga 25 gusht deri më sot.
Besohet se ekzekutimet u kryen nga Korpusi i Mbrojtjes Popullore të Jugosllavisë (KNOJ).
KNOJ u krijua bazuar me direktivë të marshallit Josip Broz-Tito, më 15 gusht 1944. Korpusi u shpërbë në janar 1953 dhe juridiksioni i tij u mor nga Ushtria Popullore Jugosllave./TV Malisheva