Pas 65 orë kërkim është arritur që të shpëtohet 3 vjeçarja, Elif Perinçek e cila u zu nga rrënojat të cilat ndodhën shkak i tërmeti i fuqishëm që goditi ditë më parë Detin Egje midis bregdetit turk dhe ishullit grek të Samos.

3-vjeçarja Elif është shpëtuar nga rrënojat e apartamentit Doğanlar në rajonin Bayraklı. Elif është personi i 106-të që u shpëtua nga këto rrënoja.

Kreu i Agjencisë turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), Mehmet Güllüoğlu në një postim nga llogaria në Tëitter shkroi, “Të falënderojmë mijëra herë o Allah. E shpëtuam të gjallë nga apartamenti Doğanlar edhe vogëlushen Elif”.

Ndërsa, gjyshja e 3 vjeçares ka shprehur gëzimin e saj duke thënë, “Jam shumë e lumtur. Allahu ju shpërbleftë. U bashkuam me Elifin, gjithashtu me të do të bashkohen edhe nëna dhe vëllezërit/motrat”.

Edhe nëna Seher Dereli Perinçek e cila kishte mbetur nën rrënoja në apartamentin Doğanlar u nxorr një ditë pas tërmetit nga rrënojat bashkë me 4 fëmijët e saj binjakët Ezel dhe Elzem Perinçek (10), Umut Perinçek (7) dhe Elif Perinçek (3).

Ndërkohë që Umut Perinçek (7) humbi jetën. Nga pjesëtarët e familjes Perinçek vazhdojnë trajtimin Seher Dereli Perinçek, Ezel dhe Elzem Perinçek. /TV Malisheva

Share.