Kryetari i Komunës se Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se faza e tretë e rihapjes ka sjellë raste të reja të prekur me koronavirus por sipas tij nuk ka vend për panik as për t’u kthyer në masat e mëhershme të kufizimit.
“Nuk kemi vend për panik as për t’u kthyer në masat e mëhershme por të jemi në anën e kujdesit dhe të mbyllim edhe çerdhe, edhe lokale nëse mund të jenë vatra të shpërndarjes se virusit. Rregullat e përcaktuara nga Instituti nuk po respektohen, përfshi këtu edhe lokalet e gastronomisë”, tha Ahmeti në një konferencë me gazetarë.
Ahmeti tha se ka qenë e pritur qe do të rriten rastet meqë vendi nuk është më në izolim të plotë.
Por sipas tij, duhet të mbajnë gjendjen nën kontroll dhe mos të ketë kthim prapa në masat paraprake të ndërmarrë nga komuna dhe qeveria më herët.
“Po i shohim tash pasojat e Bajramit dhe lirimit të masave, por për Prishtinë ka të bëjë vetëm me një person, për shkak të një personi qe ka pas pastaj shumë kontakte”, tha Ahmeti.
Ai tha se po punojnë në kontrollimin e të gjitha kontakteve të personave të fundit të prekur në Prishtinë./Tv Malisheva