BE ka rinovuar sanksionet e vendosura për një vit tjetër në përgjigje të aneksimit të paligjshëm të Krimesë dhe Sevastopol nga Federata Ruse.

Këshilli i BE-së kujton se masat kufizuese i referohen ndalimit të importit të produkteve me origjinë nga Krimea ose Sevastopol në BE, por edhe ndalimi i investimeve infrastrukturore ose financiare dhe shërbimeve turistike në Krime ose Sevastopol, transmeton KosovaPress.

BE gjithashtu ka kufizuar eksportin e mallrave dhe teknologjive të caktuara për ndërmarrjet e Krimesë ose për t’u përdorur në Krime në sektorët e transportit, telekomunikacionit dhe energjisë, përfshirë eksplorimin dhe prodhimin e burimeve të naftës, gazit dhe mineraleve.

Brukseli thotë se BE-ja nuk e njeh aneksimin e paligjshëm të Krimesë dhe Sevastopol nga Rusia dhe vazhdon të dënojë këtë shkelje të ligjeve ndërkombëtare./Tv Malisheva

Share.