Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte, në kërkim të një shumice të re pasi një parti u largua nga qeveria e koalicionit, tha sonte se ai do të jepte dorëheqjen nesër.

Sipas një deklarate nga kabineti i tij, Conte thirri një sesion të Këshillit të Ministrave në orën 9:00 të martën për të “informuar ministrat për qëllimin e tij për të shkuar në Quirinale (selia e Presidentit të Republikës) për të dhënë dorëheqjen”.

Conte shpreson të marrë një mandat nga presidenti Sergio Mattarella për të formuar një qeveri të re, raportojnë mediat italiane.

Me dorëheqjen e tij, Conte dëshiron të ketë më shumë kohë për të bindur ligjvënësit centristë dhe të pavarur të hyjnë në qeveri pasi ai humbi një shumicë absolute në Dhomën e Epërme të Senatit javën e kaluar.

Ai u shqetësua nga vendimi i ish-kryeministrit Matteo Renzi për të tërhequr partinë e tij Italia Viva nga koalicioni, duke bërë që qeveria të humbte shumicën në parlament.

Pas javësh kritikash dhe kërcënimesh, Renzi njoftoi në një konferencë shtypi pesë ditë më parë se dy ministra nga partia e tij po largoheshin nga qeveria.

Një nga ankesat kryesore të Renzi drejtuar Conte janë planet e kryeministrit se kah ai do t’i drejtojë 200 miliardë euro të fondeve të Bashkimit Evropian të destinuara për rindërtimin e vendit.

Share.