Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në një takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagrı Sakar, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes shtetit të Kosovës dhe atij të Turqisë.

Hoxhaj e ka informuar ambasadorin turk për qasjen konstruktive të Partisë Demokratike të Kosovës edhe si opozitë. Ai ka thënë se PDK është gjithmonë e gatshme të jep kontributin e saj në të mirë të shtetit dhe qytetarëve, siç ishte rasti i fundit me votimin e pakos së rimëkëmbjes ekonomike.

Ambasadori Sakar e ritheksoi mbështetjen e Turqisë për Kosovën gjatë periudhës së vështirë të pandemisë, por edhe sa i përket rrugëtimit të saj si shtet drejt zhvillimit dhe forcimit ekonomik.

Hoxhaj e falënderoi ambasadorin Sakar për përkrahjen dhe ndihmat mjekësore të Turqisë për Kosovën dhe qytetarët e saj gjatë pandemisë dhe shprehu gatishmërinë dhe nevojën për avancimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve me shtetin turk.

Share.