Karateistja nga Kosova Fortesa Orana e ka fituar medaljen e argjendtë në garën prestigjose të karatesë “Parisi Open”

Ajo ketë e arriti në kategorinë mbi 68 kilogram, ku xhiron e parë e kaloi pa kundërshtare, te dytën ndaj garueses nga Palestina, Holanda, kurse në finale u ndal nga një garuese nga Franca.

Po ashtu në ketë gare u paraqit edhe Festina Curri në kategorinë deri në 68 kilogram, ajo në xhiron e parë fitoj ndaj një garuese franceze pastaj u ndal nga nën kampionia e kësaj kategorie garuesja nga Azerbajxhani.

Për e vazhduar në garën për medaljen e bronztë (Repasazh), ku u ndal nga garuesja e Francës. Me këtë paraqitje ajo u rendit e 7-ta e kësaj gare prestigjioze./TV Malisheva

Share.