Porti i tregtisë së lirë në provincën ishullore Hainan, në Kinën jugore, nisi rrugën e parë ndërkontinentale që e lidh me Australinë dhe vendet e tjera të Azi-Paqësorit.
Sipas autoriteteve në Zonën e Zhvillimit Ekonomik Yangpu në Hainan, rruga Yangpu – Paqësor i Jugut – Australi do të lidhë portet në Kinë, Filipine, Papua Guineja e Re dhe Australi. Aktualisht, operojnë në itinerar dy anije me gjithsej 1740 kontejnerë, shkruan “Xinhua”.
Më 1 qershor, autoritetet kineze botuan një masterplan për portin e tregtisë së lirë të Hainan, me qëllim për ta bërë provincën jugore të Kinës një port të nivelit të lartë të tregtisë së lirë me ndikim nga mesi i shekullit. /TV Malisheva