Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, priti sot në takim kryetarin e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Skender Krasniqin, të cilin e informoi për objektivat e kësaj ministrie për mundësitë e mbështetjes së bizneseve kosovare për tejkalimin e krizës së shkaktuar si rezultat i pandemisë COVID-19.

Me këtë rast, ministri Krasniqi u zotua se ndër prioritetet e tij më të rëndësishme janë mbështetja e prodhuesve vendorë dhe fuqizimi i tyre në eksport përmes programeve përkrahëse që ka Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Po ashtu, ministri tha se Qeveria e Kosovës përmes pakos mbështetëse do t’iu dalë në ndihmë bizneseve, e cila parashihet të implementohet në vitin 2021, duke përfshirë rreth 70 për qind të bizneseve.

Në takim u diskutua edhe për vazhdimin e bashkëpunimit në mes OAK-ut dhe MTI-së në tejkalimin e sfidave me të cilat përballen bizneset./Tv Malisheva

 

Share.