Suedia është duke shfuqizuar një rekomandim për të mos udhëtuar në dhjetë vende evropiane, përveç nëse është e nevojshme, përfshirë Kroacinë, deri më 30 qershor, njoftoi sot Ministria e Jashtme e Suedisë.

Vendet për të cilat rekomandimi është revokuar janë Kroacia, Greqia, Spanja, Italia, Portugalia, Sllovenia, Franca, Islanda, Belgjika, Zvicra dhe Luksemburgu.

“Për vendet e tjera, rekomandimi të mos udhëtosh nëse udhëtimi nuk është i nevojshëm është akoma i vlefshëm. Për vendet jashtë BE-së dhe Shengenit, ai do të zgjatet deri më 31 gusht,” tha ministrja e Jashtme Ann Linde në një konferencë për shtyp.

Një rekomandim i mëparshëm për të mos udhëtuar, përveç nëse është e nevojshme, fillimisht ishte publikuar më 14 mars dhe më pas ishte zgjatur nga 13 maj deri më 15 korrik, ishte aplikuar për të gjitha vendet./ Tv Malisheva

Share.