Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shprehur optimist për fitoren e zgjedhjeve.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë në një konferencë për shtyp përpara mbështetësve falënderoi të gjithë popullin amerikan që doli në votime dhe që zgjodhi alternativën e tij si më të mirë.

Trump u shpreh se nuk e mendonte as vetë që do të fitonte në kaq shumë shtete megjithatë përsëriti se ka pasur manipulime dhe për këtë arsye do të shkojë në Gjykatën e Lartë

“Falënderoj popullin amerikan që na votoi me miliona. Qytetarët kanë dalë në numra rekord. Kjo është një lëvizje e pabesueshme. Fituam në shumë shtete që nuk e mendonim, në Teksas në Ohio, në Georgia. Nuk na arrijmë dot dhe kemi fituar pastër në Karolinën e Veriut. Nëse shikoni në Arizona kemi shumë vota. Po fitojmë Pensilvaninë me një numër të jashtëzakonshëm votash. Ne jemi mbi 600 mijë vota përpara këtu. Këta nuk janë as afër. Ne po fitojmë në Michighan dhe u habita. Nuk na duheshin të gjitha këto fitore”, u shpreh Trump.

Share.