Në rrjete sociale është duke qarkulluar një video ku shihet reperi Noizy duke goditur personazhin e njohur të rrjeteve sociale Cllevio.

Thuhet se përplasja ka ndodhur pasi Cllevio ka provokuar dhe sharë Noizyn në rrjete sociale, e madje ka shkuar dhe te lokali i tij në Durrës.

Në videon e publikuar shihet se si Noizy godet me grusht Cellevion dhe më pas nis ta ndjekë me vrap, ndërsa shokë të tij i bashkohen me shpejtësi.

Më herët, Cllevio kishte publikuar një mesazh sipas tij nga Noizy, ku ky i fundit kishte thënë se nuk po i pëlqen ajo që ai po thoshte në rrjete sociale kundër tij.

Cllevio është i njohur për një pjesë e publikut për disa këngë të tij, pasi më herët, ai ka qenë anëtar i The Bloody Alboz

/TV Malisheva

Share.