Gjatë 24 orëve të kaluara, Zvicra i ka regjistruar 1.487 raste të reja të koronavirusit, që është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë.
Kështu, numri i përgjithshëm i rasteve me Covid-19 në shtetin ku jetojnë shumë shqiptarë shkoi në 60.368, shkruan The Guardian.
Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe tri viktima të reja dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve nga pandemia shkoi në 1.794.
Rasti i parë i koronavirusit në Zvicër ishte konfirmuar në fund të shkurtit, ndërsa rekordi i mëparshëm ishte regjistruar më 23 mars, kur ishin raportuar 1.456 raste.
Dita me më së paku raste ishte 1 qershori, kur ishin shënuar vetëm tre të infektuar të rinj për 24 orë. /TV Malisheva