Irani ka humbur banorin e tij më të vjetër, një kurd, i cili vdiq në moshën 138-vjeç siç tregojnë dokumentet e tij personale, njoftoi sot agjencia zyrtare e lajmeve Irna.
Ahmad Soufi vdiq dje në Saqqez në provincën e Kurdistanit (Irani perëndimor), Irna njoftoi dhe raportoi se ai vdiq nga “pleqëria”.
Agjencia gjithashtu publikoi një kopje të kartës së tij të identitetit ku thuhej se ai u lind më 28 shkurt 1882, që do të thotë Soufi është bashkëkohës i presidentit të SHBA Franklin D. Roosevelt i cili vdiq në vitin 1945.
Sipas dokumenteve personale, Soufi vdiq në një moshë më të vonë se gruaja e sotme më e vjetër, Kane Tanaka nga Japonia, e lindur më 2 janar 1903.
Në Iran, kurdët njihen si njëqindvjeçarë.