Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock tha sot se ishte veçanërisht i shqetësuar nga përhapja e COVID-19 në Londër dhe në disa zona në juglindje të Anglisë.
“Jam veçanërisht i shqetësuar për numrin e rasteve në Londër, Kent dhe Essex”, tha ministri në një konferencë shtypi në Doëning Street, raporton ATSh.
“Rritja më e shpejtë është parë te të rinjtë e moshës 11 deri 18 vjeç, mosha që korrespondon me shkollën e mesme”, shtoi ai.
Me më shumë se 63 000 të vdekur, BM është vendi më i goditur nga pandemia në Europë, pak përpara Italisë.