Kroacia vazhdon të shënojë shifra të mëdha sa u përket të vdekurve dhe rasteve të reja me koronavirus.

Autoritetet shëndetësore të këtij vendi kanë njoftuar të premten se në 24 orët e fundit kanë vdekur 84 persona si pasojë e COVID-19, ndërkohë që janë shënuar edhe 1643 raste pozitive.

Me këtë, numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur në 3.548, kurse i të prekurve në 203.962.

Në trajtim spitalor janë 2.662 pacientë, prej tyre 280 janë në respiratorë.

Deri më sot, Kroacia ka kryer gati një milion teste për COVID-19. /TV Malisheva

Share.