Turqia ka shprehur dëshirën për të prodhuar një vaksinë ruse kundër virusit koronar Sputnik V, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu.
Turqia kërkoi informacion nga Rusia në lidhje me vaksinën dhe ministri i Shëndetësisë, Fahretin Koca, informoi zyrën e Presidentit se gjithçka po shkonte sipas planit, tha ai në konferencën për shtyp pas takimit me kolegun e tij rus Sergei Lavrov në Soçi, raporton Reuters.