Borxhi publik i zonës euro u rrit në 97.3 për qind të produktit të brendshëm bruto (PBB) në fund të tremujorit të tretë të vitit 2020, krahasuar me një përqindje prej 95 për qind në tremujorin e dytë, ndikuar nga masat e marra nga vendet anëtare në përgjigje të krizës së koronës të cilat shkaktuan nevoja të rritura për financim.

Në Bashkimin Evropian, pjesa e borxhit publik në GDP-së gjithashtu u rrit në tremujorin e tretë të vitit të kaluar në 89.8 për qind nga niveli i 87.7 për qind nga tre muajt e mëparshëm, njoftoi sot Zyra e Statistikave të BE-së, Eurostat.

Krahasuar me tremujorin e tretë 2019, pjesa e borxhit publik në GDP-në e eurozonës u rrit me 11.5 për qind (nga 85.8 në 97.3 për qind) dhe në BE me 10.6 për qind (nga 79.2 në 89.8%), e cila është pasojë e dy faktorëve – një rritje e ndjeshme e huamarrjes së qeverisë dhe rënia e GDP-së.

Sipas statistikave, letrat me vlerë të borxhit përbënin 82.3 për qind të borxhit publik në eurozonë dhe 82.1 për qind në BE në fund të tremujorit të tretë.

Në periudhën e vëzhguar, huat në borxhin publik kishin një pjesëmarrje prej 14.5 për qind në bllokun me 19 anëtarë, ose 14.8 për qind në BE, dhe pjesa e parave dhe depozitave kap 3.3 për qind të borxhit publik në eurozonë dhe 3.1 për qind në BE.

Nivelin më të lartë të borxhit në lidhje me GDP në fund të tremujorit të tretë e kishte: Greqia (199,9%), Italia (154,2%), Portugalia (130,8%), Qipro (119,5%), Franca (116, 5%), Spanja (114.1%) dhe Belgjika (113.2%), dhe Estonia më e ulët (18.5%), Bullgaria (25.3%) dhe Luksemburgu (26.1%).

Krahasuar me tremujorin e dytë, rritja e pjesës së borxhit publik në GDP u regjistrua nga 20 shtete anëtare të Bashkimit, pesë vende regjistruan një rënie, ndërsa raporti në Estoni dhe Holandë mbeti i qëndrueshëm./TV Malisheva

Share.