Po aq sa Serbia edhe Rusia përmes shërbime sekrete në mënyrë sistematike ushtron kontroll në pjesën veriore të Kosovës. Prania e Rusisë në Kosovë në bashkëpunim dhe aleancë me Serbinë është drejtpërdrejtë kundër stabilitetit të Kosovës, kundër prosperitetit të Kosovës dhe kundër faktorizimit të shtetit të Kosovës në politikat rajonale. Kështu thotë eksperti i marrëdhënie shqiptaro-serbe, Agim Zogaj, i cili kërkon që diplomacia e Kosovës të jetë sa më e zëshme para BE-së dhe Këshillit të Sigurisë për ndikimin rus në pjesën veriore të Kosovës.

Profesori i historisë, Zogaj thotë se Rusia përmes politikës së Serbisë po e shtrinë ndikimin e saj edhe në veri, sidomos edhe përmes Kishës Ortodokse Ruse.

Ndërsa, theksoi se diplomatët rus janë të lirë dhe nuk mund t’i pengojë askush që të jenë në veprim çdo ditë me serbët në veri, por edhe me grupet paramilitare të dikurshme që sipas tij mund të aktivizohen përsëri.

“Lidhur me ndikimin e Rusisë në veri është e padiskutueshme se në mënyrë sistematike po aq sa Serbia e kontrollon veriun, po aq është e involvuar përmes atij kontrollit të Serbisë në veri, është e involvuar politika e jashtme e Rusisë. Format natyrisht janë të shumta por në radhë të parë është në fushën e shërbimeve sekrete për çka do të thotë dëshmon edhe rasti i dëbimit të këtij diplomatit rus, pore dhe në forma të ndryshme sepse në një kuptim edhe në aspektin e politikave të jashtme Rusia është Serbia është një vasal i politikës së Rusisë. Rusia përmes politikës së Serbisë e ritheksoi po e shtrin ndikimin e saj edhe në veri edhe të politikës së saj sidomos edhe përmes Kishës Ortodokse Ruse… Ata janë të lirë në veri nuk i pengon askush dhe nuk mund t’i pengojë që përfaqësuesit e mekanizmave të caktuar në radhë të parë sekrete ruse në bashkëpunimin sekret serb BIA të vihen në veprim të përditshëm me serbët kosovarë në veri të Kosovës, pse jo edhe me grupet e caktuara siç kanë qenë do thotë grupet paramilitare serbe që kanë funksionuar deri vonë dhe ato mund të kthehen në veprim”, theksoi ai.

Eksperti i aspekteve të sigurisë, Agim Zogaj u shpreh se Rusia në çdo moment po e kërcënon rendin kushtetues të Kosovës dhe sigurinë e vendit. E për ndikimin e Rusisë në veri Zogaj shprehet i bindur se janë koshiente dhe institucionet e Kosovës.

“Edhe institucionet e Kosovës jam i bindur që janë koshiente për këtë se Rusia ka ndikim përmes mekanizmave të shërbimeve sekrete serbe ka ndikim të jashtëzakonshëm, të fuqishëm të drejtpërdrejtë në veri dhe natyrisht kjo e kërcënon në çdo moment, në çdo çast e kërcënon rendin dhe sigurinë. Pra, rendin kushtetues në Republikën e Kosovës dhe sigurinë në Republikën e Kosovës… Jam i bindur që në çdo situatë të caktuar në të cilën Rusia do ta vlerësonte bashkë me Serbinë për të krijuar një situatë të eskalimit të një konflikti në veri të Kosovës jam i bindur se do të mund ta realizonin pavarësisht se është KFOR-i i pranishëm së fundi po të mos ishte KFOR-i jam i bindur se në çdo formë do të ngritnin konflikte edhe ndëretnike dhe të tjera. Nuk e përjashtoj në asnjë rast në rrethanë të caktuar që Serbia përmes Rusisë të realizonte një pushtim të ngjashëm me pushtimin e Krimesë në veri të Kosovës”, tha ai.

Përkundër që shprehet se institucionet shtetërore të Kosovës e kanë ngritur rrezikun që po i kanoset vendit nga ndikimi rus, Zogaj kërkon që edhe më tej politika e jashtme të jetë edhe më e zëshme në këtë aspekt.

“Është e qartë që institucionet e Republikës së Kosovës edhe presidenca edhe Qeveria edhe parlamenti që të gjithë mekanizmat janë shumë vigjilent për rrezikun i cili i kanoset Kosovës nga ndërhyrja e Serbisë përkatësisht nga çfarëdo implikimi dhe çfarëdo ndërhyrje e Rusisë sidomos përmes mekanizmave të shërbimeve të saja sekrete… Në aspektin diplomatik do të thotë të jenë akoma më të zëshme para diplomacisë evropiane dhe perëndimore deri në Këshillin e Sigurimit dhe ta paraqes ashtu siç po e paraqet kryeministri i Ukrainës që po e paraqet rrezikun për ndërhyrjen ushtarake të Rusisë ashtu edhe politika e jashtme e ministrisë së Jashtme të Kosovës duhet të jetë edhe më e drejtpërdrejtë para Brukselit zyrtar e deri në Këshill të Sigurimit dhe deri tek aleatit ynë kryesor SHBA-të, ta riktheksojë në çdo moment rrezikun e destabilizimit të situatës në veri nga shërbimet sekrete në kombinim serbe dhe ruse”, theksoi ai.

Profesori i historisë, Agim Zogaj shprehet se përmes ndikimit në veri përfshirë edhe Listën Serbe, po tenton të minojë direktivat e perëndimit por edhe interesat gjeostrategjike të ShBA-ve në rajon.

Zogaj u shpreh se Bashkimi Evropian nuk po i kundërvihet guximshëm Rusisë, derisa BE-në për sjelljen e saj karshi Kosovës në raport me Serbinë.

“Lufta jo vetëm diplomatike por edhe përmes shërbimeve sekrete, që Rusia është e pranishme në Kosovë në bashkëpunim dhe aleancë me Serbinë me shërbimet e saja, është drejtpërdrejt kundër stabilitetit të Kosovës, kundër prosperitetit të Kosovës, kundër faktorizimit të shtetit të Kosovës në politikat rajonale dhe njëherazi Moska dhe Beogradi zyrtar pra edhe me ndikimin që kanë në veri dhe orientim dhe udhëzimet dhe direktivave politika që ua japin grupeve të caktuara për të mos i quajtur grupeve dhe bandave të caktuara serbe dhe jo vetëm Listës Serbe me direktiva politika ajo janë gjithashtu në kundërvënie të drejtpërdrejtë për t’i minuar pozicionet e gjeopolitikës së perëndimit dhe më qartë për t’i kundërshtuar veprimet dhe interesat gjeostrategjike të ShBA në rajon… Bashkimi Evropian nuk është në nivel të përgjegjësie në rrafshin e situatës dhe rendit dhe sigurinë në Ballkanit dhe nuk po i kundërvihet guximshëm dhe as mjaftueshëm ndikimit të Rusisë me politikat e saj, sepse edhe vetë Serbinë është duke e përkëdhelur dhe ledhatuar politikisht dhe diplomatikisht sepse tërë presionin edhe në raport me Asociacionin që e kërkojnë serbët edhe në raport me dialogun që kërkojnë serbët… I tërë ky presion drejtohet kah Kosova, kah institucionet e Qeverisë së Kosovës dhe ajo po e trimëron”, u shpreh profesor Zogaj.

Në ditën e fundit të vitit 2021 ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka shpallur non grata një zyrtar rus të UNMIK-ut, për shkak të veprimtarisë së tij të dëmshme, e cila ka cenuar sigurinë kombëtare të vendit. Gjatë këtij viti edhe zyrtarë të tjerë rus që ishin pjesë e UNMIKU-ut janë dëbuar nga Kosova./TV Malisheva

Share.