Këshilli rajonal i Khersonit do të vazhdojë të funksionojë dhe të ofrojë ndihmë për qytetarët e tij pavarësisht se forcat ruse marrin kontrollin e ndërtesës së administratës shtetërore rajonale të qytetit, tha kreu i këshillit të enjten.
Në një postim në Facebook, Hennadiy Lahuta tha se sulmuesit rusë kishin “pushtuar plotësisht ndërtesën e Administratës Rajonale Shtetërore Kherson”.
“Mirëpo, ne nuk kemi hequr dorë nga përgjegjësitë tona. Shtabi operativ rajonal, ku unë jam në krye, vazhdon të punojë dhe të trajtojë çështje urgjente për të ndihmuar banorët e rajonit”, shtoi ai.
Rusia ka thënë se forcat e saj kanë marrë kontrollin e qytetit port jugor. Inteligjenca britanike tha të enjten, se megjithëse forcat ruse kanë hyrë në qytet, situata mbetet e paqartë.
Lahuta u bëri thirrje banorëve të Khersonit të qëndrojnë të qetë. “Ne jemi duke pritur për ndihmë humanitare. Ju lutemi mos besoni në falsifikime dhe mos u frikësoni”, transmeton NBC News.
/TV Malisheva