Një tjetër tërmet i fuqishëm ka ndodhur para pak minutash në Bosnje dhe Hercegovinë me fuqi prej 4.8 shkallë të Rihterit.

Ndonëse kanë kaluar vetëm dy muaj nga tërmeti i fuqishëm që goditi këtë shtet me magnitudë prej 6 shkallë të Rihterit, me ç’rast gjeti vdekjen një vajzë e moshës 27 vjeçare.

Tërmeti u regjistrua në orën 08:07 me epiqendër prej 33 km në veriperëndim nga Mostari.

Shumë qytetarë të BeH raportuan virtualisht se tërmeti u ndje në Sarajevë, Zenicë, Visoko, Kakanj, Trebinje, Magla. Siç raportojnë mediat në rajon, tërmeti u ndje edhe në Kroaci, më saktë në Split, Dubrovnik dhe Makarska.

“Gjithçka po dridhej”, “Vazhdoi për dhjetë sekonda”, “Sapo ndjeva një dridhje”, “Në Sarajevë ndjeva një dridhje dy herë, e para ishte më e lehtë, më pas pati një dridhje më të fortë”. Këto ishin vetëm disa nga komentet e qytetarëve që e ndjenë tërmetin.

/TV Malisheva

Share.