Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi, zbarkoi në aeroportin në Taipei të Tajvanit.

Sipas raportimeve, Pelosi u bë kështu zyrtari më i lartë amerikan që vizitoi ishullin nën autoritetin e Kinës në 25 vitet e fundit.

Vizita e saj shkaktoi tensione të rritura midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Kina pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të saj, i cili do të aneksohet me forcë nëse është e nevojshme dhe i sheh vizitat e zyrtarëve të qeverisë së huaj si njohje të sovranitetit të ishullit.

Kina ka paralajmëruar për “masa vendimtare dhe të forta” nëse Pelosi vazhdon me udhëtimin.

/TV Malisheva

Share.