Hycan Automotive Technology ishte një sipërmarrje e përbashkët e ngritur nga GAC Group dhe Nio, e cila njihej edhe si GAC Nio. Sipërmarrja u ngrit në prill të vitit 2018, dhe qëllimi i saj kryesor ishte prodhimi i SUV-ve elektrik nën emrin e markës së re.

Në startin e kësaj sipërmarrje të përbashkët, Nio kishte nën pronësi 45 për qind të aksioneve të kompanisë së re. Në fillim të vitit 2021, drejtori ekzekutiv i GAC Nio, Liao Bing u largua nga kompania, dhe largimi i tij u pasua menjëherë edhe nga drejtori ekzekutiv i Nio, William Li, shkruan Arena EV.

GAC Nio njoftoi se do të ketë një raund financimi shtesë, dhe siguroi 2.4 miliard euro nga Guangdong Zhutou Intelligent Technology, e cila në kuadër të investimit morri nën kontroll 65.56 për qind të aksioneve në JV.

Si rezultat i kësaj, aksionet e Nio rranë në vetëm 4.46 për qind. Pastaj erdhi dhe ndryshimi i emrit, dhe GAC Nio u riemërua si Hycan Automotive Technology.

Kompania kishte planifikuar shitjen e 15,000 veturave në vit, por në vitin 2019, arritën që ti shesin më pak se 1,000 njësi të modelit Hycan 007. SUV-ja ka çmim prej 37,893 eurove, dhe në thelb është një Aion LX pak i ridizajnuar. Modeli i dytë nga Hycan quhet Z03 dhe ashtu si “vëllai” i tij më i madh, është një Aion Y i ridizajnuar.

Nio me siguri se nuk është ndarë e kënaqur me progresin dhe shifrat e vogla të shitjeve, kështu që vendosi që të vazhdoj e vetme rrugën e saj. Kompania njoftoi se po krijonte një markë të re, të nivelit fillestar me makina që fillonin nga 15,000 dollarë.

Marka e re me buxhet më të ulët po i bashkohet Nio dhe ALPS pasi kompania fokusohet në diversifikimin e ofertave të saj.

Kufizimet e Covid janë ende në fuqi dhe vazhdojnë të kenë ndikim të madh në zinxhirin furnizues, dhe për ta bërë situatën më të vështirë, klientët kanë filluar që ta ulin nivelin e blerjeve, duke u shqetësuar për gjendjen e përgjithshme të ekonomisë.

Lëvizja e Nio për tu larguar nga sipërmarrjet e përbashkëta dhe fokusi i tyre në zhvillimin e brendeve të tyre duket të jetë lëvizje e mençur. /TV Malisheva

Share.