Një grup i studentëve nga Austria dhe nga lande të ndryshme nga Gjermania, janë duke qëndruar në vizitë në Kosovë, vizitë e cila po zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit disavjeçar të Tempullit me Universitetin Teknik të Dresdenit. Studentët u pritën në mjediset mësimore dhe laboratorike të Tempullit nga stafi akademik, si dhe nga kolegët e tyre studentë.
Gjatë vizitës ata u njoftuan me programet e studimit të Tempullit, ku edhe u diskutuan çështje të cilat lidhen me trafikun dhe transportin rrugor e hekurudhor, duke u shkëmbyer mendime dhe opinione, si dhe duke bërë krahasime nga këndvështrimi i studimeve në Kosovë dhe në Gjermani.
Studentët gjermanë dhe kosovarë morën pjesë edhe në ligjëratë dhe prezantime nga profesorët e Tempullit, si dhe vizituan laboratorët dhe pajisjet teknike dhe teknologjike të Tempullit
Ata me kënaqësi rrëfyen për përshtypjet e tyre të studimeve.
Cedric Kekes, i cili studion nëUniversitetin Teknik të Dresdenit, thotë se në kogegjin Tempulli i kanë ofruar mundësinë për të shkruar temën e tij të magjistraturës dhe kjo sipas tij, është e jashtëzakonshme, pasi një mundësi të tillë në Gjermani është shumë vështirë të arrihet si student.
Kekes: Tempulli më mbështeti për temën e magjistraturës
“Tempulli është një institucion shumë profesional me lidhje të mira me të gjitha institucionet relevante, komunat, organet qeveritare, industrinë dhe gjatë qëndrimit tim këtu në Kosovë, derisa jam duke shkruar tezën time të magjistraturës, Tempulli më mundësoj të kontaktojë me të gjitha institucionet përkatëse nga të cilat kisha nevojë për informacione dhe ata më kanë mbështetur vazhdimisht me kontakte. Epo, para së gjithash ardhja në Kosovës për mua ishte për kuriozitet, sepse doja vende më interesante, më ofruan një bashkëpunim Erasmus nga universiteti dhe më pas bisedova me mentorët e mi në Universitetin Teknik të Dresdenit. Ata më ofruan mundësinë për të shkruar temën time të magjistraturës këtu në Prishtinë, te Tempulli siç thashë një institucion shumë profesional. Ata më kanë mundësuar takime me aq shumë njerëz të cilët më ofruan të dhëna përkatëse dhe kjo është e jashtëzakonshme sepse diçka e tillë në Gjermani është shumë e vështirë të arrihet si student. Kështu që për këndvështrimin e studentëve kjo është absolutisht e përsosur për të shkruar tezën tuaj të Masterit këtu”, ka thënë ai.
Për tempullin flet edhe studentja Hyrmete Berisha.
Berisha: Mua më është dhënë mundësia të bëjë punën time si shofer instruktore
“Quhem Hyrmete Berisha, studente në Akademinë Tempulli, niveli master, drejtimi inxhinieri e komunikacionit dhe siguri rrugore. Tempulli është një mundësi shumë e mirë për realizimin e njohurive gjatë studimeve, konkretisht mund të themi edhe në praktik, për arsye se këtu mua më është dhënë mundësia që të bëjë edhe punën time si shofer instruktore duke iu falënderuar Akademisë Tempulli”, tha ajo.
E studenti në Universitetin Teknik në Dresden, Marius Schiller shpreson në shkëmbimin e mëtutjeshëm të studentëve në mes Tempullit dhe Universitetit Teknik të Dresdenit.
Schiller: Tempulli më duket institucion shumë interesant me studime praktike
“Unë jam Marius SCHILLER, jam nga Dresdeni, studioj për inxhinieri të transportit në Universitetin Teknik në Dresden dhe jam në vitin e pestë të studimeve. Para së gjithash, jam shumë i kënaqur që patëm rastin të vizitojmë Tempullin, më duket se është institucion shumë interesant me studime praktike dhe fusha të lidhura me transportin dhe në të gjitha konsultimet që kemi pasur me profesorët dhe studentët më dukej shumë interesante, të gjitha njohuritë për transportin në Kosovë dhe në Prishtinë por edhe në vende të tjera madje edhe në Dresden. Një pikë e mundshme interesante do të ishte shkëmbimi i mëtejshëm i studentëve përmes Erasmus midis Tempulli dhe TU Dresden, sepse nëse jeni në vende të ndryshme, ju zgjeroni njohuritë e juaja, merrni përvoja të reja, përshtypje të reja dhe mendoj se kjo do të ishte një gjë shumë e mirë për studentët e TU Dresden dhe studentët e Tempullit”, tha ai.
Liridona Duraku, studente në këtë kolegj, tregon se çka ndikoi në zhvillimin e suksesshëm të biznesit të tij.
Duraku: Mësimi inovativ dhe puna praktike ka bërë që biznesi im të zhvillohet
“Përshëndetje unë quhem Liridona Duraku, jam studente në nivelin master në Akademinë Tempulli në drejtimin Inxhinieria e Trafikut dhe Transportit, ku nga mësimi inovativ dhe puna praktike ka bërë që biznesi im të zhvillohet suksesshëm, ku unë punojë si inspektore në inspektimin e tahografeve, ku tahografi është një pjesë shumë e rëndësishme në infrastrukturën rrugore dhe transport”, tha ajo.
Studenti iUniversitetit Teknik të Dresdenit, Kristof Halasz tha sefoli për përshtypjet që ka për vendin tonë dhe për Kolegjin Tempulli.
Halasz: Kërkimet shkencore dhe studimet praktike, avantazh i madh kur janë në një institucion
“Unë jam Kristof HALASZ dhe jam duke studiuar për Master në ekonomi të transportit në Universitetin Teknik të Dresdenit. Jam me origjinë nga Austria dhe jam zhvendosur në Gjermani për studime. Kam ardhur këtu me një organizatë studentore të quajtur Fakeitavel, dhe ishte hera e parë për mua, dhe ia ka vlejtur të vish këtu në Kosovë, kështu që i rekomandoj të gjithëve të vijnë këtu, dhe do të doja të mirëpres edhe studentë nga këtu në Dresden. Mendoj se është një avantazh i madh të kesh edhe kërkime shkencore edhe studime praktike në një institucion, është diçka shumë e mirë”, tha ai.
E Pranvera Grainca thotë se në “Tempull”, ka gjetur mundësitë për zhvillimin shkathtësive profesionale.
Grainca:Në Tempull kam gjet mundësitë për zhvillimin shkathtësive profesionale
“Unë jam Pranvera Grainca, studente në Akademinë Tempulli, niveli master, drejtimi inxhinieria trafikut rrugor dhe transportit. Në Tempull kam gjet mundësitë për zhvillimin shkathtësive profesionale për punësim në të ardhmen”, tha ajo.
Yllzon Elshani thotë se Tempulli i ka dhënë mundësi të që nuk ofrojnë institucionet tjera arsimore në Kosovë e rajon.
Elshani: Ky drejtim është i vetmi në Kosovë dhe Rajon
“Unë jam Yllgzon Elshani nga Suhareka, student i vitit të dytë bachelor, në Akademinë Tempulli, dega Sigurime vlerësim dhe menaxhimi i dëmeve të aksidenteve. Duke marrë parasysh aksidentet e shumta të trafikut në Kosovë, me ka nxitë që të zgjedhë këtë drejtim. Mundësia që me është ofruar në Akademinë Tempulli, është pasi ky drejtim është i vetmi në Kosovë dhe rajon, duke llogaritur që në të ardhmën vlerësimet dhe menaxhimet e dëmeve të jenë sa më reale”, tha ai.
Malte Worant, i cili studion nëUniversitetin Teknik të Dresdenit, flet për vizitën që kolegjin Tempulli dhe bisedat që kishin.
Worant: Kosova vend shumë interesant, ta forcojmë bashkëpunimin
“Unë jam Malte Worat dhe studioj për inxhinieri të transportit në Universitetin Teknik të Dresdenit. Epo, ishte vërtet interesante vizita këtu, kaluam shumë mirë, vizituam mjediset mësimore të Tempullit, dhe patëm biseda shumë të mira me profesorët këtu. Për mendimin tim ne duhet ta forcojmë këtë bashkëpunim pasi këtu është një vend shumë interesant në Kosovë dhe është një institut vërtet i mirë këtu te Tempulli. Ne gjithmonë kërkojmë partnerë ndërkombëtarë dhe mendoj se Kosova është një vend me të vërtetë në rritje dhe zhvillim. Bashkëpunimi duhet të forcohet për të mundësuar shkëmbimin mes studentëve ose për shembull realizimin e projekteve të ndryshme së bashku”, tha ai.
Elona Obërtinca jep përshtypjet e saja për kolegjin.
Obertinca: Profesionalizimi dhe ambienti që na ofron Tempulli ka bërë që të ndjehem gjithmonë mirë
“Unë quhem Elona Obertinca, jam studente në Akademinë Tempulli, në nivelin bachelor, në drejtimin inxhinieria e transportit dhe infrastruktura. Profesionalizimi dhe ambienti që na ofron Tempulli ka bërë që të ndjehem gjithmonë mirë deri më tani”, tha ajo.
Studentët gjerman ishin të impresionuar me vizitën e tyre në Kosovë dhe shprehën gatishmërinë dhe dëshirën që vizita të tilla të organizohen edhe në Gjermani nga ana e studentëve kosovar dhe të shpeshtohen komunikimet duke shkëmbyer përvojat e studentëve të dyja vendeve.
Planifikohen të realizohen edhe projekte të përbashkëta në fushën e trafikut dhe transportit, të cilat do të ishin në të mirë të komunitetit. Në frymën e këtij bashkëpunimi planifikohet që gjatë vitit të ardhshëm të zhvillohet një vizitë studimore e studentëve të Tempullit në Gjermani. /TV Malisheva