Gjykata Themelore në Prishtinë, sot informoi se i akuzuari Z.B, që ishte drejtor për buxhet dhe financa në zyrën e kryeministrit, u dënua me dy vjet burgim dhe me gjobë prej 5 mijë eurove për mashtrim.

Sipas gjykatës, koha e kaluar në masën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak, të akuzuarit i llogaritet në dënimin e shqiptuar.

“I akuzuari Z.B me qëllim të përfitimit të kundërligjshshëm të dobisë pasurore, derisa ishte drejtor për buxhet dhe financa në zyrën e Kryeministrit të Kosovës kishte kryer veprën penale Mashtrimi nga neni 335 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”, u bë e ditur në komunikatë.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

/TV Malisheva

Share.