Komisioni për Ekonomi, Industri dhe Ndërmarrësi dhe Tregti, sot ka miratuar në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Energjinë.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se përmes këtij projektligji do të zgjaten afatet për masat emergjente për krizën energjetike.

Ajo, po ashtu, ka përmendur se përmes të njëjtit do të ketë kufizime edhe në shpenzim të energjisë elektrike.

Mirëpo, deputeti i PDK-së, Ferat Shala dhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj kanë thënë ky projektligj është i vonuar dhe s’ka ndryshime nga ligji aktual.

Madje, ata kanë ngritur si shqetësim edhe angazhimin shtesë të Policisë së Kosovës në inspektimin e masave për kursimin e energjisë elektrike.

/TV Malisheva

Share.