Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka falënderuar Finlandën për marrëveshjen për ndihmë shtesë ushtarake për Ukrainën.

Ai falënderimin e bëri përmes një postimi në Twitter, për pajisjet shtesë, të cilat përfshijnë armatim kundërajror dhe municione, shkruan Sky News.

“Falënderoj Finlandën dhe presidentin për zbatimin e shpejtë të marrëveshjeve tona të arritura në Helsinki. Paketa e 16-të e ndihmës mbrojtëse për Ukrainën, e cila do të përfshijë sisteme kundërajrore dhe municione, nevojitet urgjentisht në fushën e betejës. Së bashku deri në fitore”, ka shkruar Zelensky.

/TV Malisheva

Share.