Ministri i Financave, Hekuran Murati, Shefi i Zyrës së BERZh-it në Kosovë, Sergiy Maslichenko dhe Sekretari i Përgjithshëm i Hidromoravë, Agim Smillaku kanë nënshkruar sot marrëveshjen e grantit prej 2.5 milionë euro për këtë kompani të ujësjellësit rajonal.

Ky grant përfshin një milion euro për zgjerimin e rrjetit të ujërave të zeza, ndërsa 1.5 milionë euro për ndërtimin e impiantit për to, njofton Ministria e Financave.

“Projekti për trajtimin e ujërave të zeza në Gjilan kap vlerën totale prej afro 23.5 milionë euro, për të cilat tashmë është siguruar financimi. Implementimi i projektit është në fazën përgatitore dhe deri në fund të vitit pritet të fillojnë punimet në terren”, thuhet në njoftim.

Me këtë grant do të përforcohen kapacitetet e Hidromoravës dhe do të përmirësohen kushtet e ambientit përmes trajtimit të ujërave të zeza për rreth 76 mijë qytetarë.

/TV Malisheva

Share.