Instituti për Sëmundjet Infektive Robert Koch ka paralajmëruar se i ashtuquajturi niveli i riprodhimit viral në Gjermani po shënon rritje.

Ky numër është përsëri në një, që do të thotë se të paktën një person është i infektuar nga një person i infektuar.

Deri më tani, autoritetet gjithmonë e kanë cituar këtë faktor si një nga më të rëndësishmit në vendosjen nëse do të zbuten masat.

Në fillim të marsit, ky numër ishte tre, dhe më 8 prill ra në 1.3, në 0.9 ditët e fundit, me disa luhatje.

Ky numër tregon se sa një person i infektuar mund të infektojë personat mesatarisht.

Instituti Robert Koch gjithmonë ka thënë se është e rëndësishme që ky numër të jetë i disponueshëm, dhe kancelarja Angela Merkel, si pjesë e njoftimit për heqjen e masave, theksoi se edhe ndryshimi më i vogël në numrin e riprodhimit të virusit mund të ketë pasoja të mëdha, transmeton KosovaPress.

Konkretisht, numri i infeksioneve u rrit me 1.144 në 156.337 deri në fillim të mëngjesit të sotëm dhe numri i vdekjeve nga 163 në 5,913.

Në Gjermani, rreth 114.000 njerëz janë shëruar nga koronavirusi./ Tv Malisheva

Share.