Guvernatori i shtetit amerikan të Xhorxhisë, Brian Kemp, miratoi vendosjen e deri në 3,000 anëtarëve të Gardës Kombëtare për shkak të protestave që po organizohen për shkak të vdekjes së afrikano-amerikanëve George Floyd në Minesota dhe Ahmund Arberi në Xhorxhia.

Kemp shpalli një gjendje të jashtëzakonshme të premten në mbrëmje për Qarkun Fultin, i cili mbulon pjesën më të madhe të Atlanta, dhe natën e kaluar e zgjati urdhrin në të gjithë shtetin federal, transmeton US News/TVMalisheva

Share.